10:27 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe të pllaka përkujtimore e viktimave të 11 shtatorit

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë bëre homazhe të pllaka përkujtimore “Kosova Kujton” e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pranishme ishte edhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder, përcjell IndeksOnline.

Kujtojmë se në vitin 2001 dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork, i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë.