10:39 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Kurti diskutim të gjerë dhe produktiv me Kosnettin, para vizitës në Bruksel

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se ka diskutuar me kryeministrin, Albin Kurti dhe diplomatin amerikan, Matthew Palmer për dialogun Kosovë-Serbi.

Kosnett përmes një postimi tha se diskutimi ishte i gjerë dhe produktiv, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu u shpreh se procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik.

Natën e kaluar patëm diskutim të gjerë dhe produktiv me PM@ AlbinKurti dhe Matt Palmer, i Departamentit të Shtetit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Kosnett.

Diskutimi është bërë dje, ndërsa sot Kurti do të niset për Bruksel për takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian./Indeksonline/