Kurti, Donika dhe Albulena hynë në Kuvend (Video/Foto)
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Këta të fundit janë futur në objektin e Kuvendit edhe pse ekziston mundësia e arrestimit të tyre.
Arsyeja e gjithë kësaj ka të bëjë me mos paraqitjen e tyre në Gjykatë, edhe pas urdhëresës për sjellje të tyre nga Policia e Kosovës.
Madje pas mos-përgjigjes së ftesës për prani në seancën e Gjykatës, trupi gjykues ka vendosur që të lëshoi urdhërarrest dhe dërgim në qendër të paraburgimit, dhe gjithashtu të njëjtëve t’u caktohet masa e paraburgimit.
Ndryshe për pak minuta pritet që të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës ./Indeksonline/