23:40 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Kurti e Ahmeti janë bosht i konfliktit në Vetëvendosje”

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se thelbi i konfliktit në këtë lëvizje është rivaliteti ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, e jo ai ndërmjet Kurtit e Dardan Molliqajt.

Tani për tani nuk po shpërfaqet ky konflikt nga frika e përçarjes së Vetëvendosjes, ka thënë Maliqi për “Epoka e Re”

Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi i madh ndërmjet Kurtit dhe Ahmetit, përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.

Megjithatë, Maliqi ka shprehur skepticizëm se një kompromis i tillë mund të arrihet.

“Nëse dështon kompromisi i madh, çarja është praktikisht e pashmangshme”, ka thënë Maliqi.