22:20 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kurti e quan pozitive taksën, thotë se LVV është duke përgatitur diçka që do t’i ndihmojë shtetit!

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti e ka quajtur veprim të duhur vendosjen e taksës 100% për Serbinë dhe Bosnjën & Hercegovinën.

Megjithatë, Kurti theksoi se Qeveria “Haradinaj” është dashur që ta bëjë më mirë një përgatitje paraprake.

“Presim efekte pozitive dhe shumë më mirë që ka ndodhur. Kjo taks s’duhet assesi të hiqet. Kam një qik drojë se është marrë vendim ad-hoc”, ka thënë ai për rtv 21, transmeton Indeksonline

Kurti ka folur edhe për planin që ka partia e tij për një tryezë të përbashkët me Shqipërinë, rreth kësaj çështje.

“Duhet të shkojmë një hap mëtutje. LVV është duke përgaditur një mbledhje në mes të Odës Ekonomike tëKosovës dhe asaj të Shqipërisë. Dy vendet tona duhet sa më shumë të bashkëpunojnë.Duhet të shfrytëzohet nga prodhimi vendës. Ne s’kemi bërë asgjë nëse nuk e rrisimprodhimin vendor dhe punësimin”, ka thënë ai. /Indeksonline/