13:16 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti flet për mësimin online: Shtëpitë tona duhet t’i bëjmë shkolla për fëmijët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mësimin online, i cili filloj të shfaqet që nga sot në televizionin publik, për nxënësit e klasave të para e deri në të pesta, transmeton IndeksOnline.

Kurti ka thënë se tani që Coronavirus na mbylli në shtëpi, duhet t’i kthejmë në shkolla shtëpitë tona, për fëmijët tanë.

Ai tutje ka thënë se prindërve iu kërkohet që t’i ulin fëmijët e tyre çdo ditë para televizorit nga ora 11:15.

Kurti ka thënë po ashtu se” ky është edhe një rast që të gjithë ne si shoqëri të marrim pjesë në arsim e edukim si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës”.

Statusi i plote i Kurtit