10:00 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kurti ‘freskohet’ me birra në Norvegji, s’i intereson rezoluta kundër Thaçit

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e para dy dite ku u hodh në votim rezoluta që ia ndalon presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, të bisedojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kurti zgjodhi Norvegjinë që t’i kalojë disa ditë me familje.

Përpos me këta të fundit, lideri i LVV-së gjeti kohë që të ‘relaksohet’ me nga një birrë edhe me mërgimtarët shqiptarë atje, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori miratimin e parlamentarëve.

E “çuditshme” ishte se ky propozim u injoroua edhe nga një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së. /Indeksonline/