22:05 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti ia huq me lokacion në postimin e tij, ngatërron Munihun me Berlinin

Kryeministri Albin Kurti në një postim që bëri sonte për marrëveshjen hekurdhore, bëri një ngatërres.

Kurti në vend që ta shkruj në Munih, ai e ka shkruar në Berlin, transmeton Indeksonline.

Por, disa minuta më vonë ai e ka vërejtur gabimin dhe e ka përmirsuar.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Atje sot u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore./Indeksonline/