20:34 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

​Kurti: Irlanda, një zë i rëndësishëm në përshpejtimin e procesit për heqjen e vizave

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit jo rezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci.

Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.

Në takim u bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se Irlanda mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.