12:46 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Kurti komenton aktivizimin e B2-shit: Për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar nisjen e punës së Termocentralit Ksova B.

Sipas Kurtit, gjëndja e Termocentralit të lëshuar 2 orë më parë është e mirë.

Kryeministri, në të njëjtën kohë ka bërë me dije se aktivizimi i TC “Kosova B” do t’i kursejë vendir rreth 1.2 milion euro energji import në ditë.

“Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas” ka shkruar Kurti në facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.

Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!