11:01 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / L K

Kurti: Krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u deklarua për takimin me krerët e opozitës.

Ai theksojë se takimi ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz, ndërsa opozitarët ishin pakënaqur më shumë se sa të mospajtues.

“Sot më mëngjes më krerët opozitarë, ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, më bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja imë është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për ikjen e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku bëri të ditur se nuk behët fjalë për prishje të raporteve, sipas tij komunikimet janë të vazhdueshme.

“Së pari nuk behët fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, koordinimi, komunikimi dhe kontaktet me Quint-in, BE-në, SHBA-ja, NATO, KFORI dhe Eulex-in, janë të vazhdueshme disa herë në ditë andaj nuk është e vërtet që nuk ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit. Ndërkaq për atë se si, kush sillet nuk mendojë që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, vijojë Kurti.

Ndërsa, theksojë se rruga e qeverisë së Kosovës është drejtë ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

“Nuk është e vërtet që nuk po e dimë çfarë rrugë jemi duke shkuar, rruga jonë është ligjshmërisë, kushtetutshmërisë e lirive të drejtave të njeriut edhe të pakicave”, tha ai.