12:55 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në orët e pasdites do të mbajë mbledhje me ministrat, shkruan Indeksonline.

Indeksonline merr vesh që mbledhja do të mbahet në ora 15:00, gjatë të cilës pritet të diskutohen masat e reja kundër Covid-19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, MSH ka propozuar që vendi të mbyllet për 12 ditë, duke filluar nga data 6 prill.

Por kundër këtij propozimi kanë dalë përfaqësues të shoqatës së gastronomëve.

Ata thanë se ky është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke.

Sot në ora 14:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjen Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë./Indeksonline/