18:39 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurti: Mendja e Thaçit, një vorbull që i dhemb atij, e i kushton Kosovës

Përmes një konferencë për media, Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes se merr financa nga Irani, duke drejtuar pastaj gishtin edhe për lidhje të mundshme të Kurtit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe përshtatje politike me Beogradin.

Ndërkohë në një kundërpërgjigje, Kurti i ka përmendur presidentit Thaçi, shkarkimin.

Madje ai ka thënë se mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e që i kushton Kosovës.

Statusi i plotë:

I mjeri Javert

Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi. Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91.