Kurti në konferencë për media, rreshton dëmet që ia ka bërë Serbia Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po mban aktualisht konferencë për media.
Kurti ka rreshtuar të gjitha dëmet të cilat i ka shkaktuar Serbia – Kosovës, ku sipas tij po i shkakton akoma dëme të pariparueshme.
Kurti ka thënë se shqiptarët në Luginë janë të shtypur, edhe pse janë më shumë se serbët në Kosovë teksa thekson se kushtet e tyre elementare nuk janë të plotësuara.
“Ekonomia e Kosovës është shkatërruar si pasojë e Serbisë, si nga lufta por edhe mbas luftës.” ka theksuar ai.
Kurti është shprehur se dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga Serbia tejkalon shumën prej 22 miliardë eurosh.
I pari i Vetëvendosjes tha se Serbia ka plaçkitur edhe pensionistët e Kosovës, të cilëve u ka borxh 76 milionë euro, për kontributin e tyre të dhënë para luftës.
Ndryshe, Albin Kurti thotë se ka ardhur koha që Serbisë t’i bëhet një listë ku rreshtohen dëmet që ajo ia ka shkaktuar Kosovës./Indeksonline/