15:26 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / A. M.

Kurti nga Brukseli: Asociacioni i shërben Beogradit – Borrel: S’pajtohem me ju…!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka dhënë edhe një herë qëndrimin e tij të prerë sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e njohur si “Zajednica”. Nga Brukseli, shefi i ekzekutivit ka thënë se formimi i saj do t’i konvenonte vetëm Beogradit zyrtar.

Kurse, me këtë konstatim nuk është pajtuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, transmeton Indeksonline

“Ekzistojnë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 2/3 nuk janë implementuar nga Serbia, por gjithmonë Beogradi zyrtar ka dëshirë të përmend një marrëveshje që më duhet të them se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

E mbajë mend, me 23 dhjetor 2015 kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese u bë publik dhe asnjë serbë i Kosovës nuk kishte protestuar, por vetëm Beogradi. Besojë se është koha që të kemi dialog ku qytetarët janë përfitues e jo politikanët. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut që njerëzit të përfitojnë.

Unë jam demokrat dhe besojë se kapitujt e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jenë për të kënaqur një politikan apo shpëtuar lëkurën, fytyrën e një tjetrit, por t’i shërbejnë popullit. Kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa një qytetari serbë të Kosovës të cilëve ju shërbejë po aq si kryeministër i kësaj publike”, ka deklaruar Kurti.

Kurse, Borell ka thënë se Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit dhe se kjo marrëveshje është lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira.

“… dhe sigurisht se presim që të zbatohen gjitha marrëveshjet sepse adresimi i nevojave të komunitetit serb është element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të plotë. Kjo pjesë e marrëveshjet duhet të implementohet.

“Më lejoni të them se edhe unë jam demokrat dhe nuk jam këtu për t’i shërbyer cilindo politikan nga e cila do anë. Ajo çka ka ndodhë me tabelat e veturës duhet të jetë shembull që dialogu është i vetmi forum që zgjidh çështjet e hapura. Nuk pajtohem kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Borrell. /Indeksonline/