21:00 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / MSH

Kurti niset drejt Kosovës

Pas takimeve të sotme në Bruksel, kryeministri Albin Kurti nuk ka humbur shumë kohë për t’u kthyer në Kosovë.

Takimi i sotëm i parapriu një diskutimi në të cilin nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Kështu pohoi përfaqësuesi i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell.

“Takimi ishte për të gjetur zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në pjesën veriore të Kosovës. Evropa është në kohë kritike. Shohim rikthim të luftës në kontinentin tonë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Përballemi me një moment të rrezikshëm dhe nuk është momenti për rritje tensionesh, por për zgjidhje” deklaroi Borrell.