22:47 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti nuk e mohon koalicionin me PDK-në, thotë se mbështetja për VV është dyfishuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Derisa është pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, ai ka thënë se nuk do të shkonte aq larg dhe se është herët të flitet për këtë gjë, transmeton Indeksonline.

Kurti ka thënë se Vetëvendosje nuk do të bëjë si në të kaluarën, ku është pozicionuar se do të bëjë koalicion vetëm me LDK-në.

 “Nuk e kam parë intervisten e Glaukut, mbështetja për VV është dyfishuar pas qershorit të 2019, Lëvizja është më e mbështetur se kurrë. Në këtë kuptim pas mocionit të mosbesimit, është bërë e pamundur që të thuash se këta do të jenë me këtë përbërje, ose ky do të jetë partneri i koalicionit besoj që po krijohen kushtet për një shtet demokratik, profesionalizmi, kredibiliteti, autoriteti është më i rëndësishëm se sa përkaqësia partiake. Unë nuk do të shkoja atje ku ka thënë Glauku, ne nuk mund të themi se ky është partneri i koalicionit”, ka thënë Kurti në RTV 21./Indeksonline/