22:35 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti: Nuk po e privilegjojë Lëvizjen Vetëvendosje në emërimet e reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për emërimet e reja në Ndërmarrjet Publike.

Sipas tij, nga 27 persona sa janë emëruar vetëm 4 prej tyre kanë qenë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Gjashtë borde i kemi shkarkuar dhe emëruar, gjithësej 27 veta prej këtyre 4 anëtarë kanë qenë të VV por në asnjë në post udhëheqës. Janë aty për pak muaj në mënyrë që të ndalim atë gjakëderdhjen financiare, ka qenë shumë i vështirë emërimi i tyre. Por, nuk është se nuk ka më shumë anëtarë të partive të tjera se sa edhe këta 4 që janë të partisë tonë. Nuk ka qenë i lehtë formimi i këtyre bordeve. Si kryeministër e kam dëshmuar se nuk e previligjojë Lëvizjen Vetëvendosje, prej 12 këshilltarëve 5 nuk janë VV, nga 12 zv.ministra 5 nuk janë VV e mbi të gjitha zëdhënësi i qeverisë nuk është anëtarë i VV”, ka theksuar Kurti në RTV21, transmeton Indeksonline.