10:56 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kurti pret Lajçakun në zyra të LVV-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, shkruan IndeksOnline.

Emisari Lajçak gjatë ditës së sotme do të takojë të gjithë krerët e partive politike, në Kosovë.

Pas takimit me Thaçin, Lajçaku u është drejtuar zyrave të LVV-së, ku e kanë pritur kryetari Albin Kurti, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deputetja Fitore Pacolli dhe nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci./IndeksOnline/