21:43 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti-qytetarëve: Mos blini mallra më shumë se sa ju duhen, sepse do t’ju vjetërsohen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kujdesi për të moshuarit është baza e qytetërimit.

“Letërsia e lashtë dhe ajo moderne, këngët tona të kreshnikëve, librat e shenjtë, të gjitha na tregojnë se si kujdesi për të moshuarit është detyrim për të gjithë. Prandaj respektojeni kufizime te lëvizjes dhe ruajeni në maksimum higjienën tuaj dhe të familjes. Ata që e kanë të domosdoshme të dalin, punëtorët e bizneseve prodhuese dhe të ndërtimit, punëtorët e transportit dhe të tregtisë, shitëset e maketeve dhe furrave e barnatoreve, bukëpjekësit e inkasantët e shumë të tjerë, janë njerëzit të cilët duhet t’i çmojmë shumë më tepër. Cfarë dot ë bënim ne sot po të mos ishin ata. Dëshiroj t’ju njoftoj me garanci të plotë, se Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli, as ushqimet e tjera, dhe asgjë të cilën e keni patur më përpara. Tregtia po vazhdon njësoj si më parë, dhe  nga doganat kemi informacion se malltrat që po hyjnë në Kosovë sa vijnë e po shtohen”, tha Kurti, transmeton Indeksonline.

Ai porositi qytetarët që të mos blejnë miell më shumë se që ju duhet.

“Mos blini më shumë se sa ju duhet, sepse do t’ju vjetërsohen e skadohen ushqimet pa u konsumuar, poashtu për ju punëtorë të bizneseve private që janë mbyllur përkohësisht, për dy muajt e ardhshme qeveria jonë e juaj do të paguajnë rrogën minimale. Personave që marrin asistencë sociale, u kemi dhuruar ndihmën e një muaji, bizneset të cilëve u ka rënë aktivitet ekonomik do t’u ndihmojmë deri në pagesën e 50% të qirasë. Mjekëve, policëve, zjarrfikësve po u japim një shpërblim prej 300 eurosh në dy muajt e ardhshëm meqenëse janë në frontin e luftës kundër virusit.Bujqëve e fermerëve ua kemi dhënë pagesat e prapambetura e fëmijëve po organizojmë mësimin në televizion e në internet. Asnjëri prej nesh nuk do të mbetet vetëm, por do ta ketë gjithnjë mbështetjen e qeverisë. Këtë krizë do ta kalojmë së bashku, të gjitha masat do t’i zbatojmë bashkë, të gjitha sakrificat do ti bëjmë bashkë dhe kjo na bën ëmë të fortë. Çdo vend po përballet me këtë pandemi, por roli i solidaritetit mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare po kuptohet dhe aktivizohet gjithnjë e më shumë”, shtoi Kurti./Indeksonline/