18:42 / E Martë, 23 Prill 2024 / Gj. Sh

Kurti: Samir Karahoda, regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Samir Karahoda ka fituar vend në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës.

Karahoda në vitin 2021, ka marr pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës me filmin ‘’Pa Vend’’ kurse sivjet, me filmin ‘’Rrugës’’.

Ai bëhet regjisori i parë nga Kosova, që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës. /IndeksOnline/