09:44 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Kurti së bashku me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Reçak

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre, shkruan IndeksOnline.

Ata janë paraqitur së bashku në përkujtim të këtyre viktimave nga agresori serb.

Ndryshe, kujtojmë se dje Kurti dhe Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit./IndeksOnline/