Kurti takohet me me kryeministrin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, flasin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Në kuadër të pjesëmarrjes në damitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Luc Frieden.
Sipas njoftimit gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyç të zhvillimit.
Në këtë drejtim, Kurti falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50-milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian.
Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

