19:51 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kurti takohet me Metën, flasin për çështjet e ndjeshme të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një njoftim të Vetëvendosjes thuhet se me të kanë diskutuar për çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, transmeton Indeksonline.

“Sot kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me z. President u diskutuan çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, dhe për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në troje”, thuhet në këtë njoftim./Indeksonline/