19:55 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / S Z

Kurti viziton Kampin Belvedere: Mahnitëse sukseset e policisë për rend e ligj në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Policisë në Belvedere, ku ka takuar oficerët e policisë, të cilët u quajti të çeliktë.

Kurti tha se aty u njoftua për aksionet, operacionet dhe aktivitetet e të arriturat e policisë, teksa shtoi se sukseset e tyre për rend, ligj e kushtetutshmëri në katër komunat në veri janë mahnitëse.

“Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar”, tha Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.

U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës.

Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse.

Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq.

Mbështetja e jonë për ta është e garantuar. Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit.