11:15 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / A. M.

Kusari: Goditjen më të madhe pas liberalizimit do ta kenë disa agjensi turistike kriminale!

Juristja, Flutura Kusari ka komentuar lajmin se Kosovës do t’i hiqen vizat edhe zyrtarisht me 1 janar 2024.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se goditjen e madhe nga ky lajm do të marrin agjencitë turistike.

Sipas saj, këto agjenci kanë marre shuma marramendëse me caktu termine jashtëligjshëm.

“… me mbushe aplikacione, për printim, për një këshille koti e sidomos kur aplikueseve iu eshte dashte naj dokument si shpejte e shpejte derisa kane prite para ambasadës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Goditjen me te madhe pas liberalizimit do ta kene disa agjensi turistike kriminale qe e kane shfrytezu mosliberalizimin me fitu miliona ne kurriz te hallegjinjeve.

Kane marre shuma marramendese me caktu termine jashteligjshem, me mbushe aplikacione, per printim, per nje keshille koti e sidomos kur aplikueseve iu eshte dashte naj dokument si shpejte e shpejte derisa kane prite para ambasades.

Te njejtat agjensi, pervec qe e kane vjedhe popullin, shpesh i kane keqtrajtu punetoret e tyre duke i detyru me punu 15 ore, me rroga te vogla dhe pa pushime te mirefillta.

Dhe sjelljen ndaj klientave e kane pase mosperfillese e nganjehere edhe kercenuese.