75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Kusari-Lila arrin në Prishtinë, tregon votën e saj për demarkacionin

Votën pro demarkacionit e ka konfirmuar deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Në një prononcim për “Indeksonline” ajo ka thënë se ka mbërritur nga Londra në Prishtinë dhe vota e saj do të jetë pro demarkacionit.

“Po sapo kam mbërritur në Prishtinë. Vota ime është PËR”, ka thënë Kusari-Lila shkurtimisht.

Ndryshe, kryetarja e Alternativës ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar “Ndal dhunës ndaj grave”, që u mbajt në Londër./Indeksonline/