16:51 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kusari-Lila:  Presim numër më të madh të daljes në votim

Kandidatja e Alternativës për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet në këtë komunë.

Kusari-Lila ka thënë se deri tani qytetarët në votim të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar deri në 30 për qind votues.

Sipas saj, ky numër duhet të rritet dhe të jetë afër si në zgjedhjet e kaluara apo më shumë se to.

“Në komunën e Gjakovës deri tani e kanë shfrytëzuar daljen në votime deri në 30%, ky numër nuk është i kënaqshëm, andaj presim që ky numër të ketë rritje, si në zgjedhjet e kaluara por edhe më shumë”, ka thënë Kusari- Lila./Indeksonline/