11:37 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Kusari-Lila thumbon deputetët: Sot dita kundër duhanit, ju vet e shkelni ligjin

Në “Ditën Botërore pa Duahn”, deputetja Mimoza Kusari-Lila gjatë seancës së Kuvendit e cila po vazhdon të mbahet, ka kërkuar që të mos pihet cigarja brenda këtij institucioni.

Sipas saj, vet Kuvendi i cili ka miratuar të mos pihet duhani në ambiente të brendshme, vet ata po e shkelin këtë ligj duke u pirë duhani në çdo cep të Kuvendi.

“Në ‘Ditën Botërore pa Duhan’ kërkojë që të respektohet ligji për duhanin. Vet ky institucion i cili ka miratuar që duhani të mos konsumohet në ambiente të mbyllura, po e shkel këtë ligj duke u pirë duhani në çdo cep të Kuvendit”, ka thënë ajo./Indeksonline/