18:15 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kusari vazhdon ta kritikoj Gjinin, ja çka e akuzon tani

Alternativa e Mimoza Kusari Lilës ka kërkuar nga kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini që të bëj publik bagazhin e drejtorëve të rinj të emëruar.

Në një komunikatë, Alternativa ka vlerësuar se me këto emërime po rrezikohet humbja e projekteve të mëdha.

Ja njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes emërimeve të sotme, dëshmoi se bartësit e dikastereve në qeverisjen e tij, janë të emëruar për të plotësuar apetitet politike dhe grupore dhe në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Alternativa dega në Gjakovë, konsideron se me këto emërime, Komuna e Gjakovës rrezikon seriozisht humbjen e projekteve të mëdha kapitale të filluara nga qeverisja Kusari – Lila.

Alternativa i bënë thirrje Kryetarit Gjini, që të publikoj para qytetarëve të Komunës së Gjakovës, bagazhin profesional të secilit të zgjedhur të tij për të qeverisë me Gjakovën dhe potencialin e tyre intelektual dhe profesional për të shërbyer në dikasteret për ku edhe janë emëruar.