Kush do ta zëvendësoj Angela Merkelin tek partia e CDU-së?
Pas 18 vjetësh partia Bashkimi Kristian Demokratik, e njohur në Gjermani si CDU do të ketë një kryetar/e të ri.
Angela Merkel e ka udhëhequr CDU-në që nga viti 2000. Gjatë ditës së sotme Merkel lajmëroj se do të largohet nga pozita e kryetares së partisë.
Kurse sa i përket pozicionit të kancelares, do ta vazhdoj deri në fund të mandatit.
Pas këtij lajmi menjëherë filluan spekulimet se kush mund të jetë zëvendësuesi/ja e Merkel.
Deri më tani janë përmendur katër kandidatë të mundshëm, transmeton Indeksonline.
I parë është rivali kryesor i Merkel, Friedrich Merz i cili në të kaluarën kishte shprehur dëshirën për të udhëhequr CDU. Merz, 62 vjeç ka qenë dikur zëvendës-kryetar i CDU-së. Poashtu ka qenë edhe deputet i Parlamentit Evropian.
Emri i dytë është Minstri i Shëndetit, Jens Spahn. 38 vjeçari ka qenë në të kalurën një kritikues i Merkel.
Kryeminstri i Gjermanisë Veriore, Armin Laschet është përmendur si emër që mund të kandidojë për rolin e kryetarit të CDU-së. Dikur ka qenë zëvendës-kryetar i kësaj partie.
Sipas analistëve, kandidatja kryesore për të qenë në krye të partisë është Annegret Kramp-Karrenbauer.
Annegret është Sekretare Gjenerale e partisë. Në të kaluarën ka qenë kryetare e shtetit gjerman të Saarland. Ajo cilësohet që ka pikëpamjet e njëjta me Merkel.
Zgjedhja e kryetarit/es së re të CDU-së do të bëhet në dhjetor, në Konferencën e Partisë në qytetin e Hamburgut./Indeksonline/