21:01 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Kush është “Ciprra”, i rrezikshmi i Podujevës që u përlesh sonte me policinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që pati sonte në qendër të Podujevës.

IndeksOnline ka raportuar në lidhje me rastin, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

I njëjti sipas burimeve të IndeksOnline, muaj më parë është liruar nga burgu, ndërsa gjatë verës që lamë pas kishte plagosur edhe një person në rrugën “19 Qershori”, po ashtu në Podujevë.

Gjithashtu i dyshuari me inicialet B.H i njohur si me nofkën Ciprra, pasi plagosi dy persona sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pati përleshje me armë zjarri edhe me policinë.

10 Qershor 2020, ku ndodhi plagosja nga i dyshuari

Ndryshe, të plagosurit, janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar.

QKMF Podujevë, ku po trajtohen të plagosurit