19:46 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

Kush është Nedim Bajrami, çfarë lidhje ka me Shaqirin dhe a mund ta përfaqësojë Kosovën?

Nedim Bajrami sonte shpërtheu duke shënuar 2 gola me Empolin në Kupën e Italisë kundër Napolit.

21 vjeçari është i lindur në Tetovë, por si fëmijë ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër.

Ai ka debutuar si 17 vjeçar në Superligën e Zvicrës me Grasshopperin. Bajrami ka kaluar në të gjitha kategoritë e shpresave te Zvicra, ndërsa vitin e kaluar luajti me sukses në kualifikimet e kampionatit evropian U21 së bashku me Andi Zeqirin e Bastien Tomën.

Tetovari që disa vite ka menaxher vëllaun e Xherdan Shaqirit, Erdinin.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Bajrami pak muaj më parë e ka refuzuar ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë, ngase dëshiron t’i përkushtohet Zvicrës.

Interes për të ka shfaqur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe duke qenë se ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Zvicrës, Bajrami ligjërisht mund të përfaqësojë Kosovën.

/Indeksonline/