14:14 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Cilët janë kryetarët e komunave të Kosovës me aktivitetin më të fortë, në Facebook

Shumë nga kryetarët e komunave të Kosovës janë aktivë në Facebook me aktivitetet e përditshme të punëve.

Bekim Jashari është kryetari me aktivitetin më të madh në rrjetin më të famshëm social. 37 mijë ndjekësit e tij ndjekin me vëmendje aktivitetet e tij në Facebook.

Bali Muharremaj i Suharekës shquhet për aktivizimin e tij pothuajse të përditshëm në këtë rrjet social.

7 ditë në javë, faqja e të parit të Suharekës është aktive me ngjarjet e tij. Kjo ka bërë që Bali Muharremajn ta bëjë kryetarin më të ndjekur në Facebook nga videoshikimet.

Me Facebook qëndrojnë “top” edhe Bashkim Ramosaj i Deçanit e Xhafer Tahiri i Vushtrrisë.

Në top 10-she janë edhe dy nënkryetarët e LDK-së që drejtojnë Gjilanin e Podujevën, Lutfi Haziri e Agim Veliu.