75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

Kush janë prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet miqësore?!

Kombëtarja e Kosovës luan dy miqësore gjatë këtyre ditëve.

Franco Foda zbuloi listën e lojtarëve, për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Andorrës, shkruan Indeksonline

Në këtë listë bëjnë pjesë tre emra të rinj.

Behet fjalë për Rilind Nivokazi, Valmir Matoshi dhe Dardan Shabanhaxhaj.

Të tre kanë qenë pjesë e grupmoshave të reja te Kombëtaret tjera në Europë.

Rilindi pjesë e Italisë, Matoshi pjesë e Zvicrës dhe Shabanhaxhaj pjesë e Austrisë.

Rilind Nivokazi është vetëm 26-vjeçar dhe luan te Sioni. Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asiste.

Valmir Matoshi luan mesfushor dhe është 22-vjeçar. Ai është kampion i Zvicrës me Thunin.

Gjatë këtij sezoni shënoi gjashtë gola dhe bëri katër asiste.

Kurse Dardan Shabanhaxhaj është vetëm 25-vjeçar, pjesë e Rubin Kazanit në Rusi. Gjatë këtij sezoni ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që miqësorja ndaj Andorrës luhet në “Fadil Vokrri”, kurse ajo ndaj Çekisë në Pragë./Indeksonline/