10:02 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Kush luan rol të rëndësishëm për suksesin e Batshuayit? Tregon futbollisti belg (Foto)

Michy Batshuayi, është një prej sulmuesve më në formë në Europë gjatë këtyre muajve.

Që nga transferimi në Borussia Dortmund, sulmuesi belg ka marr vetën duke shënuar 10 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat, transmeton IndeksOnline.

Lojtari i Chelseat, por i huazuar te ekipi nga Bundesliga, thotë se për këtë sukses qëndron një person mbrapa.

Ai thotë se për këtë “dhezje” në Gjermani, mbrapa qendron ish-lojtari zviceran, Massimo Mariotti.

“Pas këtij reflektimi dhe suksesi pas mbërritjes këtu, ka një njeri që luan rol të rëndësishëm. Faleminderit, Massimo Mariotti”, ka shkruar Michy.

24-vjeçari te Blutë e Londrës u transferua në vitin 2016, nga klubi i Marseilles. Ai bëri afro 55 paraqitje me Chelsean dhe shënoi 19 gola./IndeksOnline/