20:55 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Kush po plaket? – Ibrahimovic e kalon Milanin në epërsi ende pa u bërë pesë minuta lojë

Zlatan Ibrahimovic nuk ka të ndalur. Ai arriti që të shënoj gol në ndeshjen kundër Romës qysh në minutën e dytë.

Leao bëri një krosim të bukur në zonë, të cilin për mrekulli e shfrytëzoj suedezi, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Milan këtë sezon është duke kaluar në formë fenomenale dhe është i vetmi ekip që nuk ka pësuar humbje në top 5 ligat evropiane.

Futbollisti më në formë tek Milan pa dyshim është plaku, Zlatan Ibrahimovic./Indeksonline/