Kush t’i rrëzojë vashat kosovare? Loriana Kuka fiton të artën (Foto)
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.
Ajo në finale mposhti ukrainasen, Anastasiya Turchyn në sekondën e fundit të meçit, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që kjo është medalja e katërt për Përfaqësuesen e Kosovës në këtë turne. Tri të arta dhe një të argjendtë./IndeksOnline/