S’ka kush i ndal vashat kosovare, Nora Gjakova me medalje të artë në Izrael (Foto/Video)
Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit.
Xhudistja kosovare ishte më e përgatitur dhe këtë e tregoi edhe në ballafaqimin final, kundër Theresa Stoll, nga Gjermania, të cilën e mposhti me IPPON, raporton IndeksOnline.
Gjakova me këtë fitore është fituese e medaljes së artë në kategorinë 57-kilogramë.
Kjo është medalja e dytë e Përfaqësueses së Kosovës në këtë kompeticion, pasi pak më parë, me të argjendtë u stolis Distria Krasniqi./IndeksOnline/