17:31 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Kushtetuesja tha: Dilni, vriteni veten me coronavirus !

Nga Agim Muhaxheri

Gjykatësit me xharra, pa e vrarë mendjen rrëzuan vendimin e Qeverisë Kurti. Ia mbajtën zhagun Hashimit. Vendimi i Kushtetueses është tragjikomik. Kjo i ngjet llaçit, plastelinës, me të cilën fëmijët bëjnë figura sipas qejfit të tyre. Plastelina u gatua në kohën e pandemisë Covid – 19, virusit kinez që po vret botën ! Shtetet fqinje nuk janë “budallica” që aplikuan orën policore !

VOAL

——-

Hashimi nuk arriti ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ta merr ushtrinë në dorë dhe të bëhet “deus ex machina” !

I dështoi kjo kartë !

Përdori ventilin e fundit – Gjykatën Kushtetuese ta rrëzoj vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Ia arriti qëllimit.

Kjo gjykatë tregoi se është vegël e tij.

Kësaj i thonë vrasje juridike !

Gjykatësit luajtën teze, pa e vrarë mendjen se i bëjnë dam të madh popullit e shtetit.

Loja me nene e paragrafe është si llaçi, plastelina me të cilën fëmijët bëjnë figura sipas qejfit të tyre…

Plastelina u gatua në kohën e virusit kinez që po vret botën.

Për ta s’vlen Ligji për luftimin e sëmundjeve ngjitëse (2008), sipas të cilit është bazuar vendimi i Qeverisë Kurti.

Edhe ky ligj qenka antikushtetues !

Kushtetuesja tha: Dilni, vriteni vetën me coronavirus !

Shtetet fqinje, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia… nuk janë “budallica” që aplikuan orën policore.

Hashimi e veglat e tij, gjykatësit me xharra bëhen më katolik se Papa !

Vendimi i Kushtetueses është tragjikomik. I paparë në praktikën e llojit të këtyre gjykatave në botë.

Është bombë e rrezikshme për vendin…

Karikaturë e kohës.

Juristët veprimin e gjykatësve do ta cilësonin si “contradictio in adjecto” karshi situatës së rëndë që po mbretëron në Kosovë.

Me inati s’mbahet shteti !

Budallallëqet e kësaj gjykate i kanë marrë vesh edhe laikët, berberët, këpucarët, shitësit e specave e patëllxhanave…

Publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë”, për gjykatësit thotë se janë në shërbim të shtetit, jo të pushtetit…

Romakët e lashtë kanë thënë:

O tempora, o mores !