12:05 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi arrinë t’i votojë disa raporte e projektligje

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend dite janë një varg pikash, projektligje e raporte që po presin votimin e deputetëve.

Edhe në këtë seancë, Kuvendi po përballet me mungesë kuorumi, e kjo bëri që qysh në minutat e parë të seancës të shkohet në pauzë 10 minutëshe.

Edhe pas rifillimit të seancës, Kuvendi nuk arriti të votoi  ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, meqë nuk pati kuorum. Në mungesë kourumi nuk arriti të votohej as raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017.

Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, Kuvendi miratoi projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë.

Në këtë seancë, u miratua edhe raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.