11:18 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Kuvendi emëron anëtarët e bordit të AKP-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 46 vota për, 18 kundër kanë votuar për emërimin e gjashtë anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha – Shala kërkuar nga deputetët që të votojnë anëtarët e bordit të AKP-së për shkak të vonesës në kompletimin e këtij institucioni.

Propozimi për plotësim për anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka ardhur në Kuvend në fillim të këtij viti kalendarik, duke e ditur që nga dhjetori ky bord është pa anëtarë, ne nuk kemi arritur t`i emërojmë për pesë muaj. Është në të mirë që sot të votojmë për mandatin e anëtarëve të bordit të Agjencisë “, tha deputetja Berisha – Shala.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 70 vota për kanë miratuar edhe propozim-Rezolutën nga debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave.

Poashtu, me 70 vota janë votuar edhe  rekomandimet nga debati parlamentar në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.

 

 

Temat: