16:25 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kuvendi hap dyert për mërgimtarët

Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.​

Ky aktivitet mbahet për çdo vit./Indeksonline/