Kuvendi i karrigeve, Shala: As tani s’besoj se është kapërcyer tërësisht
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se partia e tij tani se ka asnjë problem.
“Do të kemi zgjedhje normalë vitin e ardhshëm. Mund të kandidojnë të gjithë ata që kanë pretendime. Në fund do ta kemi edhe kryetarin e partisë. Kaq.
Duke folur për Kuvendin e karrigeve, Shala ka thënë se “ka qenë rast i sponzorizum gjatë dhe me kujdes”.
“Nga të gjithë jashtë e brenda. Atëherë si dhe sot LDK ka qenë partia më e madhe shqiptare. Ka qenë një cenim serioz dhe ka marrë kohë të kapërcehet. As tani besoj se nuk është kapërcyer tërësisht”, kështu ka thënë Shala në Zonën e Debatit.
“Problem faktik u bë se LDK u nda. Kur u rikthye nuk arrit të krijohej kohezioni i mëparshëm. Besimin e krijon kohezioni që të krijohet kohezioni partia duhet të jetë unike në kuptimin e funksionimit”.