11:25 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Kuvendi i Serbisë mirëpret krijimin e qeverisë së re në Kosovë, rezervohen nga Haradinaj për taksën

Beogradi zyrtar ka mirëpritur vendimin e Gjykatë Kushtetuese në Kosovë e cila ka vlerësuar dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për postin e kryeministrit.

Kësisoj, kryetari i të ashtuquajturës Komisioni i Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka paralajmëruar se lëvizja me Hotin si të caktuar të kryeministrit mund të jetë një hap drejt stabilizimit politik të mëtutjeshëm të krizës në jetën politike të Kosovës.

Mirëpo, Drecun ka vë rezerva se në Qeverinë e re të Kosovës do të përfshihet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Aty me sigurisë se do të jetë edhe krijuesi i taksës, Ramush Haradinaj”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Drecun: Ivanovic's conviction will affect Kosovo stability ...

“Shumica e re në Kosovë duhet të heqë plotësisht taksën dhe të heqë dorë nga historia e një lloj reciprociteti. Pa këtë, nuk ka vazhdim të bisedimeve. Së dyti, ne nuk e dimë se kush do të jetë bashkëbiseduesi i Beogradit në emër të Prishtinës, dhe nevojitet një negociator i besueshëm, i cili do të ketë forcën politike për të arritur një marrëveshje dhe ta zbatojë atë”, ka deklaruar Drecun për Kurir.

Ndryshe, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kanë duartrokitur Ambasada e SHBA-së si dhe Zyra e BE-së në Kosovë. Sipas tyre, ky verdikt duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike, për shkak se vendimet e saj janë të paapelueshme dhe i obligojnë të gjitha institucionet që t’i respektojnë. /Indeksonline/