19:04 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Kuvendi i Shqipërisë miraton zgjatjen e mandatit të vettingut

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar ndryshimin e Kushtetutës në seancën e sotme parlamentare. Me 118 vota pro, 4 abstenim dhe zero kundër është miratuar zgjatja e afatit të organeve të vettingut deri në vitin 2024.

Deputetët kanë dhënë votën pro edhe për ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim si dhe për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

Seanca e sotme u shoqërua me debate të shumta veçanërisht në lidhje me zgjatjen e afatit të organeve te vetingut një propozim i bërë nga mazhoranca.

PD zyrtare nuk e kishte dhënë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje deri në seancën e sotme, duke u ndodhur përballë akuzave për një pakt të mundshëm me shumicën dhe kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për të votuar pro.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kishin dalë hapur kundër kësaj nisme të socialistëve.