07:10 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kuvendi mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancën e radhës plenare. Kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë javën e kaluar, ka bërë të ditur se është marrë vendim se deputetët nuk mund të pushojnë pa përfunduar projektligjet që presin shqyrtim, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Seanca në fjalë është thirrur lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, transmeton Indeksonline.

Seanca nis me fillim nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1.        Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më pas, vazhdon seanca plenare, me pikat e papërfunduara më 6 korrik. 

 

Temat: