07:01 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kuvendi mban sot pasdite seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbaj sot një seancë plenare të jashtëzakonshme.

sipas njoftimit, seanca do të mbahet nga ora 14 dhe ka vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, shkruan Indeksonline.

Para kësaj seance, presidenti i vendit do të mbaj fjalimin e fundvitit para deputetëve. /Indeksonline/