75 Mall Live Search
07:18 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kuvendi mbanë seancë

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, si dhe kërkesa e këtij fondi për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018.

Po ashtu do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Ndërmarrjet Sociale, raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016, si dhe do të formohet  komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.