07:12 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Kuvendi mblidhet pasdite, përzgjedh kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të re plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Në njoftimin e dërguar nga Kuvendi, thuhet se sot në rend dite do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Seanca plenare e Kuvendit do të nis nga ora 16:00. /Indeksonline/